back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeOVL-UÇK, deputetëve: Zgjojeni trurin e fjetur, ndryshoni ligjin për Specialen!

OVL-UÇK, deputetëve: Zgjojeni trurin e fjetur, ndryshoni ligjin për Specialen!

Të ngjajshme

Një grusht i lehtë, por pa karton të kuq!

Skuadra e Napolit mbrëmë shënoi fitore 2:0 ndaj Milanit,...

Mblidhet Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë do të mblidhet sot. Nga zyra...

Parashikimi i motit për sot

Sot (e premte) parashihet të mbajë mot me diell...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e përkrah fuqishëm kërkesën e disa deputetëve që të diskutohet në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë për “Indeksonline” se kjo organizatë nuk është kundër Speciales, por është kundër hetimit të njëanshëm.

Ai ka deklaruar se agresori ka qenë okupatori serb që edhe e ka pasur fuqinë të bëjë krime, andaj Specialja duhet të punojë dyanshëm.

“Po e theksoj edhe një herë se Organizata e Veteranëve nuk është kundër Speciales, por ajo është e njëanshme. Sepse vet fakti i pranimit të deputetëve që Gjykata Speciale të merret njëanshëm me njerëz atëherë ti po e pranon që ke bë krime. Ne nuk e dimë apriori se a do të ketë krime, por të paktën të hetohen për to sepse të hetohesh nuk do të thotë se ke bë krime. Dihet kush ka qenë agresori dhe dihet kush e ka pasur forcën me bë krime. Ne presim patjetër ndryshime”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka deklaruar se OVL-UÇK është shtyrë nga familjarët e të pagjeturve që ta kërkojë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Specialen. Sipas tij, OVL nuk ka të bëjë asgjë me deputetët dhe askë tjetër.

“Tek njerëzit është zgju ora e tyre e fjetur për gabimet e tyre që i kanë bë. Ne jemi Kryesi e re dhe ne na kanë detyruar familjarët edhe të atyre të pagjeturve dhe atyre iu kemi bashkuar. Ne nuk kemi lidhje me deputetë. Jemi kategorikisht që kjo të hyjë në Kuvend. Besoj se deputetët do ta kenë atë fije të trurit dhe do ta fusin në funksion pjesën e trurit të fjetur e do ta dinë atë gabim që e kanë bë kur e kanë futur ligjin e njëanshëm për Specialen””, ka thënë tutje ai.

Haradinaj duke komentuar kohën kur pritet të nisin aktakuzat (në fund të muajit maj), ka thënë se ka mjaftueshëm kohë që të nisin procedurat për t`i përgatitur dosjet edhe për palën tjetër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz