back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazetarët në Kosovë nuk paguhen deri...

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazetarët në Kosovë nuk paguhen deri në tre muaj

Të ngjajshme

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokati i Popullit në Prishtinë, ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Reflektim mbi rolin e medies në dinamikën e proceseve shoqërore”.

Në këtë tryezë u diskutua për problemet e gazetarëve të cilët përballën çdo ditë në punën e tyre, reflektimin e medieve në proceset shoqërore si dhe probleme të tjera.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, në këtë takim tha se është i vetëdijshëm për gjendjen jo të mirë të lirisë së shtypit në Kosovë, edhe pse një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe një raporti i fundit në Evropë për lirin e shtypit në Kosovë.

“Jemi të vetëdijshëm jo vetëm për gjendjen ne Kosovë por edhe raporti i këshillit të Evropës i cili ka treguar për gjendjen jo te mirë jo vetëm te Kosovës por edhe ne gjithë Evropën”, është shprehur Jashari.

Mirëpo ai ka theksuar se “nuk ka ende një mbrojte adekuate, ndërsa gazetarëve e cila vazhdon të mbetet ende sfidë në shumë çështje si në ato të sigurisë ekonomike dhe të tjera”.

Betim Musliu, nga “Instituti i Kosovës për Drejtësi”, u shpreh se e drejta e të shprehurit është rregull ligjore mirëpo në praktik është ndryshe.

“E drejta e të shprehurit është rregulluar me ligje por në praktik është shumë ndryshe. Ligji për qasje në dokumente publike është një çështje që ka ende probleme, shumica e institucioneve nuk kanë rregull që i rregullojnë dokumentet e tyre”, ka thënë Musliu në këtë tryezë.

Një tjetër shqetësim të cilin ai e shprehi ishte edhe keqpërdorimi i pozitës zyrtare të disa personave.

“Një shqetësim tjetër në punën është keqpërdorimi i pozitës zyrtare të cilët e përdorim çdo raport për armiqësimin e tyre dhe institucionit me gazetarët. Është shqetësuese që 11 vrasje dhe kërcënimet të bëra çdo dite po mbesin pa ndërmarrjen e masave. Është e frikshme se si kanë krijuar fuqi zyrtaret e institucioneve”, ka thënë Musliu.

Kryeredaktori i Insajderit, Vehbi Kajtazi, ka thënë politika po provon ta ngulfat mediet në lirimin e të shprehurit.

Sipas Kajtazit një problem tejet serioz është transparenca e institucioneve sidomos Zyra e Presidentit e cila është plotësisht e izoluar.

“Një problem është zyra e presidencës ajo asnjëherë nuk ka kthyer përgjigje e cila asnjëherë në raport me Insajderin nuk kthen përgjigje”, është shprehur Kajtazi.

Ai ka përmendur edhe kërcënimet që brenda dy jave të fundit janë kërcënuar dy media nga një subjekt politik.

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Xhevahire Izmaku, tha se përveç problemeve të shumta që ballafaqohen gazetarët një tjetër çështje shqetësuese është se ata mbesin pa paga deri në tre muaj.

“Mungesa e respektimit të dokumenteve në qasje publike është sfide për mu për mediet dhe për te gjithë. Ka zyrtare fatkeqësisht që nuk dine as pozitën që e kanë ndërsa ka edhe nëpër  komuna qe nuk kane zyrtare për këtë çështje. Përderisa gazetaret merren me të gjitha problemet me gazetaret nuk merret askush të cilët nuk paguhen deri në tre muaj”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz