back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKërkohet shfuqizimi i mirënjohjes që Vuçiqit ia dha Komuna e Preshevës

Kërkohet shfuqizimi i mirënjohjes që Vuçiqit ia dha Komuna e Preshevës

Të ngjajshme

Një nismë për shfuqizimin e mirënjohjes që i kishte ndarë kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ish kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, e ka inicuar zëvendës kryetari aktual i Preshevës Xhelal Memeti.

Memeti në një prononcim për rtklive.com tha se mirënjohja që iu dha kryeministrit serb nga ish strukturat komunale duhet të shfuqizohet.

“Gjatë qeverisjes së kaluar, ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e dekoroi me mirënjohje Kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Qysh atëherë u cilesua si një akt skandaloz jo vetëm nga politika lokale e Komunës së Preshevës, por edhe nga Prishtina dhe Tirana”, ka thënë Memeti.

Në cilësinë e zëvendës kryetarit të komunës, Memeti tha se ka kërkuar nga Kuvendi Komunal dhe nga kryetarja e tanishme Ardita Sinani që të shfuqizohet mirënjohja që iu është ndarë Vuçiqit më 15 Korrik 2015.

Të Fundit

Sport

ShowBiz