back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, Bordi i Drejtorëve mbajti mbledhjen për muajin Maj

Skenderaj, Bordi i Drejtorëve mbajti mbledhjen për muajin Maj

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Bordi i Drejtorëve i Komunës së Skenderajt i udhëhequr nga Nënkryetari Fadil Nura sot ka mbajtur takimin e parë për muajin maj.

Drejtorët në takim kanë raportuar për aktivitet që janë realizuar në periudhën e fundit në të gjithë sektorët.

Nënkryetari Nura ka kërkuar rritje të aktiviteteve të drejtorive, sidomos në aspektin e realizimit të projekteve infrastrukturore të cilat kanë filluar tashmë ose do te fillojnë shpejt.

Në takimin e sotëm Bordi ka diskutuar për këto çështje kryesore: rritjen e nivelit të të hyrave vetanake, ndarjen e pjesës së dytë të bursave për nxënësit, nisjen e ndërtimit të tri shtëpive për familjet skamnore, përgatitjet për prcedurat e prokurimit për projektet infrastrukturore të Qendrës së Kulturës dhe Palestrës së sportit, përfundimin e projektit të ndërtimit të 11 serrave për fermerët, vazhdimin e projekteve të i frastrukturës në tërë territorin e Komunës së Skenderajt dhe për çështje të tjera specifike të drejtorive komunale.

Në takim u konstaua se realizimi i projekteve po shkon sipas dinamikës së paraparë, duke respektuar kriteret profesionale, prioritet dhe kërkesat e qytetarëve.

Ne fund të takimit Nënkryetari Nura konstatoi se rritja e të hyrave vetanake, dinamika në realizimin e projekteve infrastrukturore dhe disiplina financiare janë garanci për suksesin e qeverisë lokale të Skenderajt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz