back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKEDS investon në Shalë të Bajgorës 748.000 euro

KEDS investon në Shalë të Bajgorës 748.000 euro

Të ngjajshme

KEDS-i do të fillojë së shpejti realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të tensionit të lartë në Rajonin e Shalës së Bjagorës, që do të kushtojë 748.000 euro.

Kjo është bërë e ditur në një takim të kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri e drejtorit të Drejtorisë për Kadastër e Gjeodezi,Egzon Jashari ,me drejtorin e investimeve në KEDS, Ferid Tufan dhe përfaqësuesit e KEDS-it në Mitrovicë.

Tufan i tha kryetarit Bahtiri se duke parë nevojën që ky rajon ka për furnizim stabil e cilësor me rrymë, KEDS-i ka vendos që të investojë në ndërtimin e rrjetit të tensionit të lartë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e mirëpriti këtë ndërmarrje të KEDS-it duke shtuar se ka qenë kërkesë dhe nevojë e kamotshme për të stabilizuar furnizimin me rrymë në këtë rajon.

“Me rrjetin e ri ky problem do ët zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Ju garantoj se të gjitha obligimet e veta komuna do t’i kryej në kohë optimale dhe ashtu si duhet. Ju qysh tani mund të filloni punët që mund të bëhen dhe këto të komunës nuk kanë për të ju vonuar asnjë ditë”, tha kryetari Bahtiri.

Rrjeti i tensionit të lartë ëpr rajonin e Shalës së Bajgorës ka një gjatësi prej rreth 17 kilometrash, nga të cilat rreth shtatë do të jenë rrejt nëntokësor, kurse të tjerat rrjet ajror.

Meqë, KEDS-i, veç e ka zgjedhur punë kryesin, pitet që punët të fillojnë kah gjysma e muajit qershor të këtij viti dhe të përfundojnë në afat prej 120 ditësh, aq sa KEDS- dhe punë kryesi e kanë parapa me kontratën e nënshkruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz