BallinaLajmePolicia e Kosovës konfiskon 825 kg marihuanë (Foto)

Policia e Kosovës konfiskon 825 kg marihuanë (Foto)

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Policia e Kosovës me drejtori rajonale në Ferizaj, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike.

Si rezultat është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë, njofton Klan Kosova.

Ky operacion është zhvilluar në tre faza të aksioneve policore.

Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri është parë të jetë kamufluar marihuana dhe është hasur në 500 kg.

Kjo substancë narkotike,  ka ardhur nga Shqipëria, e Kosova ka qenë vend transit për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.

Janë arrestuar mbi 12 persona dhe dy të tjerë në kërkim. Një nga ta është me shtetësi maqedone ndërsa të tjerët kosovarë, njofton Klan Kosova.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë.

Ky operacion ka zgjatur tre muaj. Hetimet ende janë duke vazhduar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz