Feronikeli ka zgjedhur trajnerin e ri. Skuadrën do ta drejtojë ndihmësi Ramiz Dervishi, pas largimit të Afrim Tovërlanit.
Lajmi është konfirmuar për gazetën nga kryetari i Feronikelit, Ekrem Elshani.
“Kemi vendosur që postin e trajnerit t’ia besojmë Ramiz Dervishit, të paktën deri në një vendim të ri”, deklaroi Elshani ekskluzivisht për Gazetën Olle.
Feronikeli konfirmoi “divorcin” me Tovërlanin pas humbjes ndaj Gjilanit 1:0 dje, që duket se e ka tërhequr përfundimisht nga lufta për titull Niklin.
Largimi i Tovërlanit u bë me marrëveshje të dyanshme.
Feronikeli tani e rrezikon edhe vendin e dytë, pasi që ka një pikë më shumë se Prishtina, që sot takohet me Besën në Pejë. /Gazeta Olle/