back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaSportKampionati i ardhshëm i Serie A me shumë risi, mendohet edhe për...

Kampionati i ardhshëm i Serie A me shumë risi, mendohet edhe për ndryshime drastike pas dy vitesh

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Bëhuni gati për një Seri A ndryshe nga kampionati i ardhshëm.

Të paktën këtë ka paralajmëruar presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio, i cili njëherësh është ngarkuar edhe me detyrën e komisarit të jashtëzakonshëm të Ligës.

Së pari, nga sezoni i ardhshëm pritet të ndryshojnë oraret e ndeshjeve, duke marrë për bazë modelin e La Ligës spanjolle.

Pra tri ndeshje të shtunën në tre orare të ndryshme, një të dielën në 12:30, tri në 15:00, një në 18:00, një në 20:45 dhe një ndeshje të hënën në 20:45.

Gjithçka për të përfituar sa më shumë nga shpërndarja e të drejtave televizive.

Një ndryshim tjetër lidhet me përdorimin e teknologjisë VAR, e njohur ndryshe si gjyqtari asistent për video, që do t’u mundësojë gjyqtarëve të ndryshojnë vendimet në çast me ndihmën e kamerave të posaçme, transmeton Panoramasport.

Nëse risitë e mësipërme ishin për të ardhmen e afërt, po mendohen ndryshime edhe në planin afatgjatë.

Fjala është për futjen e playoff-it dhe playout-it për skuadrat që ngjiten dhe ato që zbresin në Serie A.

Gjithashtu është hedhur edhe ideja e uljes së numrit të skuadrave nga 20 në 18.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz