BallinaLajmeLumezi: Kushdo që u përfshi në "dallaveren Z-Mobile/PTK" do të dalë para...

Lumezi: Kushdo që u përfshi në “dallaveren Z-Mobile/PTK” do të dalë para drejtësisë

Të ngjajshme

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji...

Ja kujt nuk i takon paga 13-të e plotë, sqaron ministri Murati

Qeveria e Kosovës në mbeldhjen e mbajtur a aprovuar...

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka treguar se Prokuroria Speciale po merret me trajtimin e rastit të humbjes së rreth 30 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit nga Telekomi i Kosovës ndaj kompanisë Z Mobile.

Lumezi ka thënë se në momentin e parë që vërtetohet se ka dyshime të bazuara, pavarësisht personave që janë të përfshirë në këtë rast, për këtë rast do të merren të gjitha hapat e nevojshme.

“Nevojat e politikës dallojnë nga kërkesat e drejtësisë, por do të merren masa të nevojshme në rast se vërtetohet se ka dyshime të bazuara për hetim të mëtutjeshëm të rastit, pavarësisht personave të përfshirë në këtë rast”, ka thënë Lumezi në një konferencë për media.

Të mërkurën, gjatë seancës së Kuvendit, kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se fajtorët për humbjen e këtyre dhe mjeteve të tjera në proceset që zhvillohen në Arbitrazh duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Z Mobile” është kompani, pjesë e korporatës “Devolli”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz