Dukuria e uzurpimeve të pronave private apo publike, të cilat kanë ndodhur menjëherë pas luftës në Kosovë, po përcillet me probleme të shumta, edhe tani pas 18 viteve.
Një numër i konsiderueshëm i këtyre pronave vazhdojnë të mbeten të uzurpuara nga qytetarët. Pronat e uzurpuara janë si ato private ashtu edhe ato publike.
Uzurpimet e ndërtesave të banimit, lokaleve e tokave në pronësi publike, janë dukuri e shprehur edhe në Drenas, raporton drenicapress.info
Si në të gjitha qytetet e Kosovës edhe në Drenas shumë lokale afarsite shfrytëzojnë kundëligjshëm pronën komunale.
Gjatë fushatës zgjedhore, krytari i tanishëm i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është zotuar se pronat e uzurpura do t’ia kthejë komunës.
Drenicapress ka siguruar një dokument, ku shihen lokalet afariste të cilat shfrytëzojnë kundërligjshëm pronën e komunës. /Drenica Press/