back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMocioni kundër Qeverisë mbështetet edhe nga deputetë të pozitës, thotë Shala

Mocioni kundër Qeverisë mbështetet edhe nga deputetë të pozitës, thotë Shala

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, ka deklaruar që kjo parti ka vlerësuar që të gjitha institucionet janë jashtë funksionit si pasojë e keqqeverisjes andaj edhe e kanë parë të arsyeshme nismën e mocionit për votëbesimin e qeverisë.

Sipas Shalës, përveç partive opozitare, këtë mocion po e mbështesin edhe deputetë nga partitë e koalicionit, gjithashtu edhe nga minoritetet.

“Ka mbështetje të madhe nga opozita, mirëpo edhe nga deputetët e partive pozitare dhe nga deputetë të minoriteteve. Shefat e grupeve parlamentare të AAK-së dhe NISMA-s, janë duke mbajtur takime për të formuar tekstin e mocionit, i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme”, ka thënë Shala në Klan Kosova.

Tutje, Shala ka shtuar që aktualisht nuk kanë ndonjë koordinim me partitë pozitare, LDK-në dhe PDK-në, megjithatë deputetë nga të dy këto parti, sipas tij, do të vendosin nënshkrimet në mocionin për rrëzimin e qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz