back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaRegjionaleReagon Komuna e Skenderajt për dreka zyrtare ka shpenzuar 26 483 euro,...

Reagon Komuna e Skenderajt për dreka zyrtare ka shpenzuar 26 483 euro, jo 70 000 euro

Të ngjajshme

Zyrtare: Hidhet shorti i Kupës së Botës, këto janë të gjitha grupet!

Shorti i Kupës së Botës është hedhur. Tash dihen grupet...

​Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se...

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike...

Komuna e Skenderajt reagon në lidhje me raportimet, në media të nxitura nga opozita, për Raportin e shpenzimeve për vititn 2016, me qëllim të evitimit të keqkuptimeve dhe dezinformimit të publikut.

Komuna e Skenderajt informon opinionin publik, se raportimet e ditëve të fundit të mediave duke ju referuar dekleratave të partive opozitare në Kuvendin komunal, janë të njëanshme dhe të pabazuara në të vërtetën.
Raporti financiar i realizimit të buxhetit për vitin 2016 është diskutuar dhe miratuar në Kuvendin komunal në seancën e muajit mars dhe ky dokument është publik dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët e Skenderaj në ueb-faqen zyrtare të Komunës.( https://kk.rks-gov.net/skenderaj/Shpalljet/Raportet.aspx)

Në këtë raport janë të evidentuar me saktësi të plotë kategoritë e shpenzimeve të përmendura në raportime, siç janë furnizim me ushqim dhe pije dhe dreka zyrtare, vlerat e të cilave janë 43 753 euro përkatësisht 26 483 euro. Të dy këto kategori i kanë kodet e veta buxhetore përkatëse për evidentim, gjë të cilën e pasqyron edhe Raporti financiar i buxheti për vitin 2016. Kodet e tyre janë: Furnizimi me ushqim dhe pije kodi 13620 dhe Dreka zyrtare kodi 14310. Këto dy lloje të shpenzimeve janë të veçanta dhe të ndara, por fatkeqësisht përfaqsuesit politik të opozitës ose nuk i kuptojnë këto kategori buxhetore ose duke përdorur mediat me qëndrime të njëanshme, për qëllime politike, i paraqesin si tërësi, pra si Dreka zyrtare.

Jo për tu marrë me opozitën dhe injorancën e tyre, por për t’u sqaruar para qytetarëve të Skenderajt, të cilët po tentohet të dezinfomohen, sqarojmë se: në kategorinë e Furnizimit me ushqim dhe pije hyjnë shpenzimet që bejnë institucionet publike si Institucioni Parashkollor “Nëna Zahide”, Shtëpia për persona të moshuar, shpenzimet me të cilat ndihmohen kategoritë sociale me ndihma momentale, si dhe organizimet me rastin e shënimit të ditëve të shkollave

Ndërsa te kategoria buxhetore Dreka zyrtare janë shpenzime të cilat bëhen nga Komuna e Skenderajt në pritjen e delgacioneve të ndryshme, shënimin e ditëve të rëndësishme siç është Dita e infernierisë, shpenzimet me rastin e organizimeve kulturore e sportive dhe shpenzimet e Kuvendit komunal.

Për qytetarët e Skenderajt është shumë me rëndësi fakti se Komuna e Skenderajt gjatë vitit 2016 ka rritur të hyrat vetanake në vlerën 42% krahasuar me vitin 2015, ndërsa ka bërë kursim të shpenzimeve në derivate në vlerën 18%, por këto të dhëna që janë shumë pozitive nuk arrijnë t’i shohin përfaqsuesit e opozitës, sepse motiv e kanë luftën për pushtet, pa varësisht fuqisë modeste që kanë.
Fushatat elektorale që për bazë kanë dezinformatat e shpërndara kuturu, nuk janë risi, por përvoja ka treguar se përdorimi i metodave të tilla ka sjellë efektin e bumerangut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz