BallinaRegjionaleDrenasMësohet arsyeja pse Betim Berisha nuk deshi të jetë zëvendës i Ramiz...

Mësohet arsyeja pse Betim Berisha nuk deshi të jetë zëvendës i Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Ish drejtori i Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Drenasit, Betim Berisha, nuk do të jetë nënkryetar i komunës që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.

Berisha ka thënë për Magazina.al, se për arsyeje profesionale nuk do të jetë pjesë e qeverisjes lokale në Drenas, por kontributin e tij do ta jap në kuadër të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kam për obligim të sqarojë opinionin se unë nuk do të jem ne pozitën e nënkryetarit të Komunës për arsye profesionale”, ka thënë Berisha duke falenderuar kryetarin për mundësinë si dhe bashkëpunëtorët.

“Mospranimi nga ana ime i pozites se nenkryetarit te komunës ka të bej me angazhimin tim profesional, pasi qe unë si anëtar i Kryesise se Partise Demokratike te Kosoves dhe njëherit zedhënes i kësaj partie dega në Drenas mendoj se kontributi dhe angazhimi im për të mirën e qytetarëve të Drenasit do të jetë në kuadër të strukturave të Partisë Demokatrike të Kosovës dega në Drenas, kur dihet se ky vit është zgjedhor dhe neve si partia me e madhe dhe me serioze ne nivel shteti na presin detyra dhe sfida te radhes për të mirën e përgjithëshme te qytetareve të komunes tonë”, ka thënë Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz