back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeTri fshatra të Skenderajt bëhen me rrjet të kanalizimit

Tri fshatra të Skenderajt bëhen me rrjet të kanalizimit

Të ngjajshme

Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar sot tri marrëveshje bashkëfinancimi në fushën e investimeve në projektet e kanalizimit.

Në emër të Komunës së Skenderajt këto marrëveshjet i ka nënshkruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ndërsa në emër të MMPH-së Ministri Ferat Shala. Këto marrëveshje kanë për qëllim realizimin e projketit kanlizimit që përfshinë fshatrat Prekaz, Mikushnicë dhe Lubavec, investimi në kanalizim në qytetin e Skenderajt, si dhe fazën përfundimtare të kanalizimit në fshatin Runik.

Nënkryetari Nura u shpreh shumë i kënaqur për arritjen e këtyre marrëveshjeve dhe theksoi se projketet e kanalizimeve vazhdojnë të jenë prioritet për komunën e Skenderajt. Ai më këtë rast falenderoi ministrin Shala për ofrimin e bashkëpunimit në një fushë shumë të rëndësishme siç është rrjeti i kanalizimeve, që ndikon në përmirësim në fushën e ambientit dhe të jetës së qytetarëve të Skenderajt.

Investimet në rrjetin e kanalizimit në Skenderaj janë rritur ndjeshëm dhe do të vazhdojnë të rriten edhe në muajt e ardhshëm, pasi Komuna e Skenderajt i ka vënë në prioritet investimet në këtë fushë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz