BallinaLajmeIsmet Beqiri: Ja pse e quajta “klloshar” shoferin e Aida Dërgutit

Ismet Beqiri: Ja pse e quajta “klloshar” shoferin e Aida Dërgutit

Të ngjajshme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka sqaruar videon e përfolur ku ai dëgjohet duke iu drejtuar një personi si “klloshar”, të dielën në Koshare.

Beqiri ka thënë se ajo fjalë nuk është në diskursin e tij por që sipas tij, ai ka reaguar ashtu pas provokimeve të rënda që i janë bërë atij dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit, njofton Klan Kosova.

Beqiri ka thënë se personi që e ka ofenduar atë dhe zyrtarët e tjerë është personi Dan Deliu e që sipas tij është shoferi i nënkryetares së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Ai e ka quajtur të papranueshëm veprimin e personit të lartëcekur dhe ka shtuar se është e papranushme të ofendohen kundërshtarët politik në atë mënyrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz