BallinaOpinioneSHTRIGANI i sajdisur

SHTRIGANI i sajdisur

Të ngjajshme

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

FIFA gjobit Izraelin, kjo është arsyeja

Shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA), ka vendosur...

Shkruan Salih Kabashi

Ministri i Kulturës së Kosovës, gjysmaku, sakati e treçerekë analfabeti Kujtim Shala, ka harxhuar para të shtetit fukara të Kosovës për të nderuar e sajdisur Ismail Kadarenë, më të pandershmin e më të paburrin shqiptar e shkrimtar të atij e të këtij shekulli.

Ismail Kadareja ka qenë turpësisht i ngjizur me diktatorët e me dikataturat komuniste, duke u konvertuar në fund edhe në fashizëm. Me veprën e tij ai dikur i shihte të kuqe e komuniste gjithë globin– Lindjen e Perëndimin. Fashizmi i tashëm i këtij ish-pjesëtari të nomenklaturës komuniste shqiptare, racizmi, antihumanizmi e çmenduria që ai shpërndan, proklamon e propagandon, nuk njohin as shoq as të ngjashëm ndër shkrimtarë evropianë e botërorë.

E çuditshme, ndoshta edhe jo, atë dje e priti dhe me të shkëmbeu ca tërrta-vërrta e kaqapordhica edhe ish-juniori marksist-leninist, tash president i Kosovës- Hashim Thaçi, i cili, për tmerr, sikur nuk ua di kuptimin fjalëve që nxjerr nga goja e tij.

Shkrimet e Ismail Kadaresë për diktatorin Enver Hoxha, për vrasësit dhe shfarosësit në masë, për sovjetikun Josif Stalin dhe për kinezin Mao Ce Dun jo nuk nderojnë, por turpërojnë e çnderojnë çdo kulturë, çdo literaturë e çdo autor.

Vetëm mendjet e pandritura, kokat boshe të politikës e të kulturës, vetëm sado-mazohistët sundimtarë në Kosovë mund t’i bëjnë sajdi një vrasësi, një horri e një shtrigani, siç është Ismail Kadareja, vepra e të cilit është poaq e zezë siç është i zi edhe jetëshkrimi i tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz