BallinaLajmeProtestat “anonime” anti-Vuçiq zgjerohen në shumë qytete të Serbisë

Protestat “anonime” anti-Vuçiq zgjerohen në shumë qytete të Serbisë

Të ngjajshme

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka...

E dërguara e SHBA Nancy Vanhorn takon ministrin e Brendshëm

E dërguara e SHBA në vendin tonë Nancy Vanhorn...

Siguria ushqimore, Drejtori i AUV-it: Sfidë kryesore është numri i vogël prej 83 inspektorëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Ministrinë e...

Vendim i çuditshëm edhe Igor Tudor po largohet nga Tottenhami!

Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur pritet të ndahen me...

Serbinë e kanë kapluar protesta pa autor, kundër zgjedhjes së Aleksandar Vuçiqit president. Mbrëmjen e dytë të këtyre protestave, numri i pjesëmarrësve u shtua dhe ato u organizuan në shumë qytete të Serbisë.

Pjesëmarrësit i quajnë ato protesta kundër diktaturës dhe janë mbështetur nga opozita përmes rrjeteve sociale. Vetë Vuçiq tha se protestat nuk e shqetësonin, por tha se duhet të jenë të qeta, shkruan tch.

Protestat kundër presidentit të ri të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u përshkallëzuan ditën e dytë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Përkundër fitores në zgjedhje, mijëra të rinj në shumicën e qyteteve të Serbisë, dolën në rrugë, në mënyrë spontane, duke bërë ftesa përmes internetit. Pavarësisht se liderët e opozitës i mbështetën ato me deklaratat e tyre, autorët e protestave ngelën të panjohur.

Ata marshuan në kryeqytetin serb, pranë të gjitha institucioneve të rëndësishme të Serbisë.

Vuçiq, i cili ndodhet në një panair në Mostar të Bosnjës, tha se nuk i pengojnë protestat.

“Ne jemi vend demokratik dhe përderisa protestat janë të qeta, respektoj të drejtën e çdo njeriu të jetë i pakënaqur me rezultatin. Imagjinoni sikur unë të ftoja simpatizuesit e mi për të festuar. Ne duhet të punojmë dhe të kujdesemi edhe më shumë”, tha presidenti i sapozgjedhur i Serbisë, Vuçiq.

Por, pakënaqësia ndaj politikës së qeverisë serbe dhe diktaturës, siç thonë protestuesit, është e madhe.

Protestuesit e rinj në brohoritjet e tyre, thanë se duan të rrinë në Serbi, por jo në një vend ku qeveriset mbi baza partiake. Këto janë protestat e para pa autor kundër një sistemi, që nga protestat pas zgjedhjeve të vitit 2000, kur u largua Sllobodan Millosheviq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz