BallinaLajmeNërpritet vendosja e filtrave

Nërpritet vendosja e filtrave

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Kombinati “Jugohrom” ka ndërprerë tërësisht punimet për vendosjen e filtrave. Sipas drejtuesve të fabrikës, ka është marr për shkak të refuzimit të kërkesës për hapjen e fabrikës dhe vijimin paralelisht të punimeve për vendosjen e filtrave.

Megjithatë Ministria e Ekologjisë mbetet fuqishëm në qëndrimin që fabrika të hapet vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike.

“Bisedat ishin pak të ashpra, sepse kishte mendime të kundërta dhe zoti Bashkim Ameti kërkonte që të kryhen filtrat, pastaj të vazhdohet me punë. Kurse kërkesa jonë ishte që këtë afat deri sa s’ka ndotje, nga prilli deri në tetor të punojmë dhe paralelisht të instalojmë filtrat”, tha Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së “Jugohrom”-it.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit “EcoGuerilla”, ka publikuar sot rezultatet e fundit nga matjet e ndotjes së ajrit. Sipas tyre që nga mbyllja e fabrikës ndotja e ajrit është ulur më shumë se 50%.

“Ne kërkojmë nga Qeveria që të mos lejojë hapjen e ‘Jugohrom’-it pa filtra, sepse sa herë që ‘Jugohrom’-i nuk ka punuar, ndotja është zvogëluar për më shumë se 50 për qind. Të dhënat e këtilla burojnë nga matjet që kryhen nga ministria e mjedisit”, deklaroi Arianit Xhaferi, nga “EcoGruerilla”, raporton Alsat-M.

Ndërkohë sipas informatave në Ministri të Ekologjisë, nëse vazhdon kjo situatë duke mos punuar në drejtim të vënies së filtrave, “Jugohrom”-i rrezikon që së shpejti të humb krejtësisht lejen për të vazhduar punën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz