back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinioneFlamuri i njerëzores

Flamuri i njerëzores

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...
Shkruan: Abdullah Klinaku
Flamuri i njerëzores Solidarizimi me shtetet në të cilat ndodhë ndonjë sulm terrorist përmes shpërfaqjes së flamurit të shtetit përkatës ka filluar të humb kuptimin.
Jo për shkak që njerëzit janë duke humbur ndjenjat e solidaritetit por për faktin se në aq shumë shtete dhe aq shpesh janë duke ndodhur këto akte sa që ka humbur kuptimi i solidaritetit me shpërfaqje të flamurit.
Sa e shpërfaqim flamurin e Francës, duhet të Gjermanisë, e pastaj të Belgjikës, Britanisë, ShBA-ve, Turqisë, Irakut, Afganistanit, Spanjës, Suedisë, Rusisë, Libisë, Jemenit, Sirisë, Palestinës, e nuk e di cilit shtet jo. Ky solidarizim diku ndodhë për shkak të terrorizmit shtetëror ( Siri, Burma, Kinë), diku për shkak të terrorizmit të rendit global për “paqe” ( Irak, Afganistan, Siri) e diku për shkak të grupeve terroriste që veprojnë nën petkun e feve apo ideologjive (komunizmi, laicizmi, racizmi). Njerëzimi sot ballafaqohet çdo kohë me një akt terrorist.
Diku me bomba, diku me eksplozive, diku me raketa, diku me airoplan, diku me diskriminim, diku me privim nga e drejta për shkollim e punësim, diku nga mungesa e ujit e ushqimit e diku edhe nga privimi i të drejtës për ankim për shkak të pa drejtësive. Terrorizimi shkaktohet prej jo fetarëve, fetarëve, laikëve, komunistëve, shteteve, aleancave, pakteve, grupeve dhe të gjitha bashkë kanë një qëllim, shkatërrimin e njerëzve. Madje gjithë ky terror jo vetëm që ka shpërfaq këtë qëllim por ka shpërfaq edhe shpirtin e vet jo njerëzor.
Këtu të gjithë janë fajtor, e të gjithë vuajtës. Nëse banorët e Sirisë vuajnë nga bombat e Rusisë, edhe banorët e Rusisë vuajnë nga eksplozivet e dikujt tjetër (SH.Petersburg). Vuajtja është e të gjithëve, dhimbja është e përbashkët por edhe ambicia për dominim përmes këtyre akteve fatkeqësisht është e përbashkët. Njerëzimi në përgjithësi duhet të ri-dizajnoj qëllimin për shoqërinë, për botën, për demokracinë, për lirinë e për drejtësinë. Ne masa, intelektualët, politikanët, shkencëtarët, hoxhallarët, klerikët fetar, e kush jo duhet të vazhdojmë me ngulm përpjekjen për ngritjen e njerëzores. Ne duhet të punojmë jo për të ngritur flamujt e viktimave, por duhet ta ngrehim flamurin e njerëzores.
Flamuri i njerëzores si pishtar i paqes e jo si viktimë. Flamuri i njerëzores si përpjekje për drejtësi e jo si ankues. Flamuri i njerëzores si inicues për dialog e jo për konfrontim.
Flamuri i njerëzores për shërbim e jo për vet mjaftueshmëri. Thjeshtë duhet ta ngrehim flamurin e njerëzores për njerëzimin e jo kundër njerëzimit. Njerëzimi njerëzoren nuk mund ta ringjallë duke i kthyer shpinën burimit të njerëzores, Krijuesit të njerëzores. Njerëzimi për të ngjallë njerëzoren duhet t’i ri-kthehet Krijuesit të njerëzores.
Në këtë kohë, njeriu e ka hedhur Zotin, të vërtetën, paqen, vetëdijen, nderin, drejtësinë, dhe dhembshurinë. Njeriu ka ndryshuar shumë. Por ky ndryshim duhet të ketë rikthim. E ky rikthim mund të bëhet në emër të Zotit për të ri-ngjallur njerëzoren. Besimtarët duhet të jenë një ndër pishtarët më aktiv të kësaj ringjallje.
Ne si besimtarë, duhet ta ndjejmë obligimin e nënshtrueshmëris ndaj paqes dhe obligueshmërin për shpërndarjen e paqes, duke e ndje thellësisht parimin Hyjnor;”o Besimtarë, hyni në paqe me të gjitha rregullat e saj” El-Bekare 208).
Ne duhet ta ndjejmë obligim ri-ngritjen e njerëzores duke ju referuar thirrjes së Profetit s.a.s. i cili thotë “Jam dërguar që të plotësoj normat e moralit”. Njeriun e ka krijuar Zoti, e njerëzoren e formon njeriu!
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz