back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeSeanca e Kuvendit më 11 prill, shkak gjykimi ndaj Haradinajt

Seanca e Kuvendit më 11 prill, shkak gjykimi ndaj Haradinajt

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

“Tokio 2025”, Julia Paternain shkruan historinë për Uruguain

Atletja 25-vjeçare Julia Paternain ka siguruar medaljen e parë...

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën e ardhshme, më 11 prill, në orën 10:00, do të mblidhet në seancë plenare, për të vazhduar me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura nga mbledhja e fundit e datës 31 mars.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, të drejtuar nga nënkryetari Xhavit Haliti, në të cilën merrnin pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Fillimisht, Kuvendi pritet të votojë për katër pikat e mbetura, për të cilat diskutimi është shterur në seancat e kaluara: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe pritet të zhvillohet raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Pas përfundimit të këtyre pikave, do të fillojnë punimet e seancës së re, e paraparë të mbahet më 31 mars, me pikat e rendit të ditës të përcaktuara në mbledhjen e kaluar të Kryesisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj tha se me kërkesë të tij seancë plenare nuk do të ketë për këtë javë, për shkak të seancës gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, që do të mbahet pikërisht këtë të enjte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz