back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKëta janë 12 këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi

Këta janë 12 këshilltarët e presidentit Hashim Thaçi

Të ngjajshme

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë publik ekipin e tij. Një vit pasi është zgjedhur president i vendit, tashmë në faqen zyrtare të presidencës figurojnë 12 këshilltaret e presidentit Thaçi.

Në mesin e tyre është edhe ish ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, i cili është edhe shef i stafit.

E, zëvendës shef i Stafit dhe këshilltar politik është Abelard Tahiri.

Ky i fundit ditë me parë është zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë se Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë listë si këshilltar politik, figuron edhe emri ish drejtorit të AKI-së, Bashkim Smakaj. Për Smakajn ‘Indeksonline’, kishte raportuar kohë me parë se i është bashkuar ekipit të presidentit.

Tutje, si këshilltar politik, Thaçi ka zgjedhur edhe Ismail Sylën, dhe ish kandidatin e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu.

Bislim Zyrapi, Ardian Arifaj, Adil Behramaj, Artan Behrami, Astrit Zatriqi, Astrit Ibrahimi, dhe Branislav Nikolic janë këshilltaret tjerë të presidentit Thaçi.

Ndryshe, i pari i vendit kishte paralajmëruar kohë me parë se do të angazhoj edhe ekspert ndërkombëtar si këshilltar, por në faqen zyrtare të presidencës nuk figurojnë këshilltar të huaj.

Thaçi është zgjedhur president i vendit, me votat e deputetëve të partive në pushtet.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të jetë me pjesë e ndonjë subjekti politikë. Ndërsa, ka thënë se do të dëshironte edhe një mandat tjetër në krye të presidencës, nëse do të ndryshonte sistemi zgjedhor, ku presidenti i vendit do të zgjidhej me votat e qytetarëve./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz