BallinaLajmePolicia jep detaje rreth përleshjes së shqiptarëve dhe serbëve në Veri të...

Policia jep detaje rreth përleshjes së shqiptarëve dhe serbëve në Veri të Mitrovicës

Të ngjajshme

Kokalla tregon versionin e tij për takimet me Granit Plavën dhe Naim Murselin

Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka...

Xhonatan Islami flet për herë të parë pas ndarjes nga Roza Lati

Pas muajsh spekulimesh dhe zërash në rrjet, më në...

Kosova e Panamaja me marrëveshje, hiqen vizat për pasaportat diplomatike

Kosova dhe Panamaja kanë arritur marrëveshje për heqjen e...

Njofton ZRRE: Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ka njoftuar se...

Rreth orës 17 e 20 dy persona shqiptarë të cilët kanë qenë duke shëtitur në Veri të Mitrovicës janë sulmuar fizikisht nga një grup i personave serbë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, i cili thotë se nuk është plagosje siç raportojnë mediat serbe, por një sulm fizik për të cilin po vazhdohen hetimet.

Sipas tij, nga ky sulm është lënduar një person, ndërsa personi tjetër shqiptar që ishte me të nuk raportohet se ka marr lëndime.

“Rreth orës 17 e 20 dy persona shqiptarë kanë qenë duke shëtitur në Veri dhe janë sulmuar nga një grup i personave, të cilët i përkasin etniteti serb.  Si pasoj e kësaj, njëri nga shqiptarët ka pësuar lëndime trupore, ndërsa për personin e dytë nuk është raportuar se ka lëndime. Rasti është iniciuar si sulm fizik dhe ende nuk dihet se kush janë sulmuesi, mirëpo besohet se është një rast ndër-etnik”, ka thënë Hoti për Indeksonline.

Plagoset i riu shqiptar në veri të Mitrovicës

Një i ri shqiptar njoftohet të jetë plagosur sonte në qendër të Mitrovicës.

Kreu rajonal i Policisë në veri të Mitrovicës, Zhelko Bojiq ka thënë për Tanjug se incidenti ka ndodhur pak para orës 18:00, ku një person i moshës 25 vjeçare është plagosur, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimit të medieve serbe plagosja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje në qendër të qytetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz