Policia në Kuvajt e ka arrestuar një grua, e cila e kishte xhiruar shërbëtoren e vet etiopase duke rënë nga kati i shtatë i një ndërtese.
Gruaja në fjalë nuk kishte tentuar që ta ndihmonte shërbëtoren, derisa në video dëgjohet vetëm duke i thënë “Oj e çmendur kthehu këtu,” transmeton Express.
Pamjet, e publikuara nga vetë ajo në rrejtët sociale, shfaqin shërbëtoren duke u mbajtur për ballkonit me një dorë, dhe duke bërtitur “më mbaj, më mbaj”.
Më pas, dora i rrëshqet dhe ajo bie në tokë. Ajo dëgjohet duke bërtitur, ndërsa gruaja mbetet e heshtur.
Raportohet se shërbëtorja i ka mbijetuar aksidentit duke marrë lëndime të lehta./Express/