BallinaLajmePresidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

Presidenti malazez: Ratifikimi i Demarkacionit është në interes të Kosovës

Të ngjajshme

“Mungesa e konsensusit politik po bllokon zgjidhjen e çështjes së presidentit”

Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës i dërguar...

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq ka thënë se ratifikimi i demarkacionit nga ana e Kosovës është në interesin e kosovarëve. Pasi nga kjo siç thotë ai, varet edhe liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se me durim po presin nga Kosova që të vendosin për ratifikimin.

“Ne kemi mirëkuptim, dhe po e presim me durim që Kosova të vendosë për ratifikimin e demarkacionit. Ky është interes i qytetarëve të Kosovës, pasi liberalizimi i vizave varet nga demkarakcioni. Ne do ta presim vendimin e Kuvendit”, ka thënë Vujanoviq.

Siç shkruan Blici serb, Kosova dhe Mali i Zi në gusht të viti 2015 ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për caktimin e kufirit ndërmjet dy shteteve.

Kurse që nga atëherë ky projektligj nuk po arrinë të miratohet, përkundër se BE-ja e ka përcaktur si kusht final për liberalizimin e vizave.

Vujanoviq ka folur edhe për raportet e Malit të Zi me Serbinë ku ka thënë se anëtarësimi në NATO do t’i përmirësojë këto raporte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz