Nëse vetullat kanë një hapësirë të ngushtë ndërmjet tyre, tregojnë se jeni një person inteligjent, por që ka tendencë të nervozohet shpejt dhe e kap ankthi dhe për gjënë më të vogël.
Nëse vetullat kanë një hapësirë më të madhe midis tyre, pra janë më larg njëra tjetrës mund të tregojë për një person i cili mund të udhëhiqet lehtë nga të tjerët, është miqësor dhe i merr vendimet më me qetësi. Jean Haner, psikolog, thotë se edhe forma e vetullave mund të tregojë shumë për karakterin e një individi. Nëse vetullat janë të lakuara mund të tregojnë për një person të përkushtuar për përsosmëri. Person i cili mund të bëjë çdo gjë për pak vëmendje dhe që është mjaft krijues.