back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeOVL së UÇK-së mirëpret vendimin e kushtetueses

OVL së UÇK-së mirëpret vendimin e kushtetueses

Të ngjajshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e nenit për benificionet e veteranëve që jetojnë jashtë vendit.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se të gjithë veteranët duhet të jenë të barabartë si ata në Kosovë ashtu edhe ata në perëndim.

“Ne kemi kërkuar që veteranët e luftës të jenë të barabartë si ata në perëndim ashtu edhe në Kosovë. Nëse veterani i UÇK-së punon në Kosovë ai nuk ka të drejtë ta gëzoi pensionin, kjo do të vlejë edhe për veteranët që janë në perëndim, nëse ata në perëndim punojnë ata nuk kanë të drejtë ta gëzojnë pensionin e veteranit të luftës, por kanë të drejtë të kenë qasje në benificionet që i përcakton ligji”, ka thënë ai për Indeksonline. Gucati thotë se në gjendje shumë më të rëndë janë veteranët që jetojnë në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar që të gjithë veteranët të kenë trajtim të barabartë, se ne jemi në gjendje më të rëndë në Kosovë. Veteranët e Kosovës që jetojnë këtu kanë të drejtë të punojnë por nuk kanë të drejtë ta gëzojnë pensionin. E në perëndim disa veteranë punojnë por e marrin edhe pensionin në Kosovë”, ka shtuar ai.

Ndryshe, sipas vendimit të Kushtetueses, veterani luftëtar i UÇK-së që jeton në shtet tjetër, gëzon të drejtën në benificione tjera sipas këtij ligji por nuk gëzon të drejtën në pension. Gjykata po ashtu gjeti se neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën; si dhe neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 janë në pajtueshmëri me Kushtetutën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz