BallinaLajmeKryetari i Malishevës, Ragip Begaj: “Ne shqiptarët e kemi në gjene vjedhjen”

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj: “Ne shqiptarët e kemi në gjene vjedhjen”

Të ngjajshme

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit...

Nuk përmbahet Enca, shfaqete ‘zjarr’ në postimin e fundit

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia ka ‘dridhur’ rrjetet sociale me...

Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë, alarm për ekonominë lokale

Numri i dyqaneve të zbrazëta në Gjenevë është rritur...

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës

Sot do të varroset 49-vjeçari, Faruk Jusufi, i cili...

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka shokuar me fryrje ndaj qytetarëve të komunës së tij dhe shqiptarëve në përgjithësi, duke deklaruar se “hajnia është në gjen të shqiptarëve”.

Sikur të mos mjaftonte, Begaj në një lidhje direkte në emisionin “Zyra e Ankesave” duke folur për asetet e komunës ka deklaruar se “meqë janë të komunës ato bën nga pak edhe të keqpërdoren”.

Këto deklarime ai i beri derisa fliste për mungesën e ndriçimit në rrugën “Gjergj Kastrioti”, afër fshatit Banjë të Malishevës, shkruan Gazeta Express.

“Kemi pas probleme me ndriçim gjithherë, sepse jemi në atë nivel, që ka edhe pandërgjegjësi të njerëzve dhe shpeshherë edhe i dëmtojnë. Ata i kanë dëmtuar ndriçimet edhe në autostradë atje, por sido që të jetë na po mundohemi t’i rinovojmë, ata prishë, na rinovo, ata prapë prishë, po dëmtohet edhe buxheti jonë, por tash i kemi në procedurë”, thotë ai.

“Nganjëherë ka ndodh edhe e kanë vjedhë rrymën prej ndriçimit publik, qasi kategorie e njerëzve, çka me ba është fatkeqësia e jonë kjo, hajnia është në gjen të shqiptarëve kapak, kush çka të mundet kapak me vjedh, edhe masi është e komunës bën ngapak me keqpërdorë. Janë ndalu ato gjëra, por besoj se tash do të jemi në nivel dhe do të rregullohet ndriçimi në të gjitha kahet e mundshme”, ka deklaruar tutje i pari i Malishevës, Ragip Begaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz