BallinaLajmeShpend Maxhuni takoi përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Shpend Maxhuni takoi përfaqësuesit e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Të ngjajshme

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se në kuadër të...

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Sot, me 28 mars 2017, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni i shoqëruar nga stafi i tij, ka pritur në takim kryesuesin e bordit të (AGK-së) Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës z. Shkëlqim Hysenaj dhe z. Petrit Çollaku hulumtues në AGK.

  1. Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi  përfaqësuesit e AGK-së për vizitën e tyre dhe njëkohësisht gjatë takimit njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, karshi bashkëpunimit dhe transparencës me media.

Përveç tjerash në këtë takim të pranishmit u njoftuan se Policia e Kosovës është e gatshme që të bashkëpunojë ngushtë me AGK-në, në çfarëdo fushe e cila ka për qëllim ngritjen e mëtutjeshme të bashkëpunimit të ndërsjellë, bashkëpunim ky i cili në realitet po ndodh me të gjitha zyrat e informimit të PK-së dhe mediat në përgjithësi.

Drejtori Maxhuni njoftoi përfaqësuesit e AGK-së se Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është profesionale dhe e përgatitur që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e vendit në përgjithësi, e për gazetarët në veçanti.

Nga ana e tij z. Hysenaj falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen e bërë  si dhe njëkohësisht njoftoi të njëjtin për angazhimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës në një projekt regjional “Liria e Mediave dhe Siguria e Gazetarëve” që nga fillimi i vitit 2016, duke përfshirë të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport.

Njëkohësisht përfaqësuesit e AGK-së, kërkuan që  Policia e Kosovës t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve apo kanosjeve ndaj gazetarëve dhe për të njëjtat të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, z. Maxhuni dhe z. Hysenaj u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe takime apo trajnime të përbashkëta të cilat do të ndikonin pozitivisht në të gjitha aspektet e bashkëpunimit polici-media.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz