back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaRegjionaleSot u bënë 18 vjet nga vrasja e 150 shqiptarëve në Izbicë...

Sot u bënë 18 vjet nga vrasja e 150 shqiptarëve në Izbicë (Foto)

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Në Izbicë është mbjtur tubim përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës ku më 28 mars të vitit 1999 nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe u vranë 150 shqiptarë të Izbicës dhe fshatrave për rreth.

Në hapje të këtij manifestimi përkujtimor, Kryetari i Kuvendit Kuvendit Kadri Veseli ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin e varrezave të Izbicës. Ai më këtë rast ka takuar dhe ka ndarë dhimbjen me familjarët e të rënëve të Izbicës.

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura para të pranishmëve në emër të Komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku ka shprehur përkushtimin e institucioneve lokale që të punojnë në të mirë të këtij vendi, për të cilin luftuan, ranë dhe u sakrifikuan të gjithë ata burra e gra, djem e vajza, pleq e fëmijë të këtij vendi.

“Lufta për liri e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës solli lirinë në këtë vend, por bashkë më të solli edhe dhimbjen për humbjet e më të dashurve tanë. Secili nga ne sot ka një histori të dhimbshme dhe krenare për heroizmin dhe sakrificën e vllezërve dhe motrave tona, për heroizmin dhe sakrificën e baballarëve dhe nënave tona”, tha z. Nura.

Në emër të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së para të pranishmëve ka folur z. Xhavit Jashari. Ai në fjalën e tij ka kërkuar nga institucionet angazhim për ndjekjen e kriminelëve që kanë kryer këtë maskër dhe masakrat e tjra në Kosovë.

Historikun e ngjarjes e ka shpalosur Z. Xhavit Aliu, i cili në fjalën e tij ka evokuar kujtime nga ngjarjet e 18 viteve më parë, në ciliësin e njeriut që i ka jetuar dhe parë me sy tij aktet barbare të ushtrisë dhe paramilitarëve serbë mbi trupat e civilëve të pafajshëm.

Në manifestimin përkujtimor kushtuar Masakrës së Izbicës, përveç familjarëve të shumtë kanë marrë pjesë udhëheqës institucionalë qendrorë dhe lokalë, vetaranë dhe invalid të luftës së UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë.

Displaying IMG_4612.JPG

Displaying IMG_4613.JPG

Displaying IMG_4610.JPG

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz