BallinaRegjionaleDrenasFamiljes së arsimtarit të ndjerë Abedin Dibrani i ndahet mirënjohja postmortum

Familjes së arsimtarit të ndjerë Abedin Dibrani i ndahet mirënjohja postmortum

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Lajmi i hidhur për vdekjen e arsimtarit Abedin Dibrani, i cili ndërroj jetë në prag të pensionimit para dyerve të shkollës ku shërbeu, edukoj dhe arsimoj gjenerata të tëra, preku të gjithë banorët e Drenasit dhe më gjerë.

Drenica Press pat njoftuar për lajmin e hidhur mbi vdekjen e arsimtarit të ndjerë, Abedin Dibrani.

Sot, është dita kur arsimtari Dibrani do t’i jepte fund karrierës si mësimdhënës. Pikërisht në ditën e sotme, stafi i shkollës “Xhevë Lladrovci” ka vizituar familjen e arsimtarit të ndjerë duke i dhuruar mirënjohjen postmortum, si dhe mirënjohjen të cilën e ndau kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, për nderë të 7 Marsit, ditës së Mësuesit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i shkollës “Xhevë Lladrovci” në Shkabaj, Valdet Nika, ku shkruan:

Sot me 23.03.2017 për nderë të ditëlindjes së arsimtarit, kolegut, shokut tonë tani më të ndjerë Abedin Dibrani, ishim për vizitë në familjen e mrekullueshme të Tij, i cili para disa ditësh ndërroj jetë në prag të pensionimit.
Edhe pse të pikëlluar edhe ne, edhe familja Dibrani, në mes dhembjes gjetëm forcë dhe krenari për të evokuar kujtime për jetën, punën dhe veprën e arsimtarit Abedin Dibrani.
Në shenjë nderi dhe respekti ndamë Mirënjohje postmortum, në emër të stafit dhe nxënësve të SHFMU “XHEVË LLADROVCI” SHKABË, për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm të cilin e dha arsimtari gjatë 37 viteve si mësimdhënës i MERITUAR në procesin edukativo-arsimor, po ashtu ju dorëzuam edhe Mirënjohjen të cilën e ndau Kryetari i Komunës z. Ramiz Lladrovci , në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, për nderë të 7 Marsit ditës së Mësuesit.
Kujtimi për arsimtarin Abedin Dibrani do të mbetet i përjetshëm në mendjet dhe zemrat e nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës sonë! /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz