back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeThaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia

Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Presidenti Thaçi sot e ka pritur arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta, por edhe për periudhën e pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit të Kosovës. Ne ndajmë vlera të përbashkëta me Selinë e Shenjtë të tilla, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca”, ka thënë presidenti Thaçi.

Rikthimi i monsinjor Vinzenzo Paglia në Kosovë, sipas presidentit Thaçi, është vazhdim i mbështetjes që ai i ka dhënë popullit të Kosovës tash e dy dekada.

“Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për popullin e Kosovës.

Gjithashtu, edhe presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, sidomos në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz