Pak kohë më parë, një studim shkencor u krye mbi më shumë se 100 mijë njerëz në një bashkëpunim mes “University College London”, “Open University” dhe “BBC Lab UK”.
Nga studimi doli që ka katër mënyra se si e shohim paranë: paraja si pushtet (shpenzues statusi), paraja si bujari (bujari), paraja si siguri (kursimtari i sigurtë) dhe paraja si liri (dashnori i pavarësisë).
Studimi zbuloi gjithashtu se ne jemi të prekshëm nga mënyra jo të shëndetshme të të menduarit mbi përdorimin e parasë. Më të zakonshmet janë ato ku shqetësohemi gjithë kohës se sa shumë para shpenzojmë, blejmë gjëra për t’u ndjerë më mirë (e njohur edhe si terapia e blerjeve) si dhe mohimi i vazhdueshëm zakoneve të shpenzimit.
Studimi tregoi se marrëdhënia jonë me paranë mund të prekë riskun tonë për telashe financiare. Të parit e parasë si siguri ndihmonte për të reduktuar riskun e problemeve me paranë, ndërkohë që të parit e parasë si pushtet e rriste riskun. Vuajtja nga gjithësecili prej zakoneve të këqia gjithashtu rriste riskun e telasheve financiare.
Të tjera të rëndësishme
Mosha është një faktor i rëndësishëm. Studimi zbuloi se të rriturit në moshë të hershme ishin më të këqinjtë në menaxhimin e parave të tyre, pasi ishin më pak të prirur të planifikonin.