Sokol Bylykbashi, anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit nga radhët e VV-së, ka publikuar në profilin e tij në Facebook dy fotografi!
Në fotografi shihen grumbull mbeturina duke u djegur afër tregut në qytetin e Drenasit, shkruan Drenicapress.
“Kjo është gjendja në tregun e qytetit tonë, që i jep një pamje të shëmtuar qytetit dhe çka është më e rëndësishmja e rrezikon shëndetin e qytetarëve, sepse ky treg nuk është larg qendrës dhe ka edhe shtëpi rreth e përçark”.
“Çka bën Komuna e Drenasit, Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Inspekcionit?!” ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në Facebook./Drenicapress.info/

