back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, vazhdon aksioni për eliminimin e deponive ilegale

Skenderaj, vazhdon aksioni për eliminimin e deponive ilegale

Të ngjajshme

Labi zgjon banorët me krisma tenxheresh

Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, këtë...

​Prezencë e shtuar e policisë, kryetarët serbë sot marrin drejtimin e komunave në veri

Përreth e para Komunës së Leposaviqit janë prezentë pjesëtarë...

Petrit Hajdari tërhiqet nga gara për deputet

Petrit Hajdari, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës...

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me KRM “Uniteti”–Njësia në Skenderaj po vazhdojnë aksionin për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave në tërë territorin e komunës.

Sipas drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Skenderajt z. Murat Gashi, aksioni po vazhdon me intensitet të shtuar dhe do të vazhdojë deri në eliminimin e tërsishëm të deponive ilegale të mbeturinave.

Ai ka deklaruar se në tërë territorin e komunës janë identifikuar 70 deponi ilegale, të cilat do të eliminohen me qëllim të krijimit të ambientit më të pastër dhe ruajtjen e tij. Ky aksion po realizohen në bashkëpunim me Kompanin Regjonale të Mbeturinave “Uniteti”-Njësia në Skenderaj dhe ka tri qëllime kryesore: ruajtjen e ambientit, vetëdijësimin e qytetarëve në këtë fushë dhe pjesëmarrjen e Komunës së Skenderajt në “Garen e Kosovës për Mjedis të Pastër” të lansuar nga organizata gjermane GIZ.

Ndërkohë Komuna e Skenderajt, si organizatore e këtij aksioni shumë të rëndësishëm, apelon të qytetarët e të gjitha lokaliteteve të Skenderajt që të kenë kujdes për ruajtjen e ambientit dhe të mos krijojnë deponi ilegale përgjatë rrugëve dhe në hapësira të tjera publike, pasi deponitë ilegale ndotin ambientin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Hedhja e mbeturinave në vendet që nuk janë të destinuar për këtë qëllim përbën shkelje ligjore të ndëshkueshme.

Po ashtu luten qytetarët që të raportojnë rastet e hedhjes së mbeturinave në vende të cilat nuk janë të destinuara për grumbullim të mbeturinave.

Ruajtja e ambientit është obligim institucional dhe qytetarë i të gjithëve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz