BallinaLajmeGjendet një kufomë pranë portit të peshkimit në Durrës

Gjendet një kufomë pranë portit të peshkimit në Durrës

Të ngjajshme

Gjendet një kufomë pranë portit të Peshkimit në Durrës. Mësohet se kufoma është e seksit mashkull.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se trupi i pajetë ka rënë nga një mjet lundrues, që dyshohet se i përket një pjesëtari të ekuipazhit të një anije, midis portës së peshkimit dhe trageteve.

Sapo u raportua për ngjarjen, policia mbërriti në Portin e Durrësit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e trupit të pajetë.

NJOFTIMI I POLICISE Më datë 15.03.2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P.F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.

Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz