back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePorosia e QUINT-it: Mos rrezikoni!

Porosia e QUINT-it: Mos rrezikoni!

Të ngjajshme

Tjetër gol nga Zubimendi, Arsenali siguron fitoren ndaj Nottingham Forestit

Arsenali ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Nottingham...

Sekuestrohen sasi e mëdha droge, armë të ftohta dhe para, arrestohet një person

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në...

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin...

Kamioni përplaset me motoçikletën në hyrje të Lipjanit

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Gyokeres dyfishon rezultatin për Arsenalin

Arsenali dyfishon rezultatin ndaj Nottingham Forestit. Dhe golin e dytë...

Vendet e QUINT-it presin që autoritetet kosovare të konsultohen me ta rreth ndërrimit të misionit të FSK-së. Sipas tyre, për Kosovën duhet të jetë prioritet ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë

Vendet e QUINT-it, respektivisht përfaqësuesit e tyre, të cilët janë me mision në Kosovë, u kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që të mos rrezikojnë me veprime të njëanshme rreth krijimit të ushtrisë.

 

Sipas tyre, me këtë iniciativë Kosova do ta rrezikonte stabilitetin rajonal, por edhe marrëdhëniet me partnerët e saj ndërkombëtarë. Përkundër këtij paralajmërimi, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje i ka dërguar një letër të gjatë NATO-s, duke e njoftuar për procesin e formimit të ushtrisë. Thaçi u ka kërkuar miqësisht që t’i marrin në konsideratë të gjitha argumentet ligjore dhe politike të shpjeguara në letër.

Ndërkohë dje Ministria e FSK-së ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për krijimin e ushtrisë së Kosovës. E sipas ministrit Demolli, ai ka dhënë mendim pozitiv për projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, por ka zbuluar se njëkohësisht ka dhënë edhe disa propozime që sipas tij duhet të merren parasysh edhe nga presidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz