back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDemarkacioni dhe ushtria mund ta çojnë vendin në zgjedhje

Demarkacioni dhe ushtria mund ta çojnë vendin në zgjedhje

Të ngjajshme

Rritja e çmimit të energjisë, Hoti i ka opsion edhe protestat

Avdullah Hoti, sonte në Rubikon foli për shumë zhvillime...

Portieri shënon gol dhe kualifikon Benfican në play-off

Skuadra e Benficas ka shënuar fitore 4:2 ndaj Real...

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

PDK-ja tashmë është duke ia hedhur përsipër LDK-së të gjitha dështimet kryesore, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacion. Nga ana tjetër, përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK e LDK, nuk përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme

Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi dhe nisma për krijimin e ushtrisë pa amendamentim kushtetues dhe pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare janë dy çështje të cilat mund të bëhen shkaktarët kryesorë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kështu së paku kanë vlerësuar politologët në Kosovë, të cilët pos kësaj kanë konsideruar se PDK-ja tashmë është duke ia hedhur përsipër LDK-së të gjitha dështimet kryesore, duke përfshirë këtu edhe mosarritjen për ta ratifikuar Marrëveshjen për Demarkacionin.

Nga ana tjetër, përfaqësues të të dyja subjekteve në koalicion, PDK-së e LDK-së, nuk përjashtojnë mundësinë për zgjedhje të parakohshme sado që sipas tyre këto çështje nuk paraqesin arsyen për të shkuar drejt zgjedhjeve. Por për dallim prej PDK-së, nismën e presidentit Thaçi për ta krijuar ushtrinë edhe pa vullnetin e ndërkombëtarëve LDK-ja e konsideron si veprim për “teka personale”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz