back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeArrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e Azem Vllasit

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Burime të Insajderit kanë bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e avokatit Azem Vllasi. Siç mëson Insajderi, i dyshuari është Murat Jashari, vëllai i ish-komantantit të UÇK-së, Ismet Jashari, i njokur si “Kumanova”.

Megjithatë, Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me informacion nëse ka të dyshuar në rastin e plagosjes së avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.

Zëdhënësi i policis, Bajram Krasniqi, i kontaktuar nga Insajderi, nuk ka dashur të komentojë nëse ka të dyshuar të mundshëm, duke shtuar se shumë shpejtë policia pritet të dalë në konferencë për media, ku do të mësohen të gjitha detajet.

Avokati Vllasi është plagosur me armë zjarri  sot rreth orës 8 të mëngjesit. Ai ka marrë plagë të krahun e majtë, dhe është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Mjekët thonë se ai është jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz