back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeOsmani: Janë shterrë mundësitë që Lista Serbe të bindet për ta votuar...

Osmani: Janë shterrë mundësitë që Lista Serbe të bindet për ta votuar ushtrinë

Të ngjajshme

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

AUV heq nga tregu edhe dy produkte Aptamil për foshnja

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se është...

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund ta pres Serbinë derisa ta ndryshojë retorikën rreth pavarësisë së Kosovës.

Këtë ajo e ka thënë se tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku po diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Janë shterë të gjitha mundësitë që të bindet Lista Serbe që të bashkëpunojë rreth FSK-së”, ka thënë Osmani.

“Nuk e di qëndrimin e LDK-së por unë si deputete do ta votoj këtë ligj. Nuk mund të jem kundër transformimit të FSK-së në ushtri”.

“Të gjithë jemi pajtuar se kjo iniciativë e presidentit është marrë në koordinim me partnerët strategjik”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nuk beson që Mali i Zi, apo shtete tjera në rajon janë kundër transformimit të FSK-së.

“Po mbetet vetëm Serbia”.

“Serbia vazhdimisht kontribuon në destabilizimin e rajonit”.

“Duhet ta pranojnë realitetin”, ka përfunduar Osmani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz