back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeQeveria: Demarkacioni të kalojë këtë muaj, mos të jetë izolim i rinisë

Qeveria: Demarkacioni të kalojë këtë muaj, mos të jetë izolim i rinisë

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Kjo javë është raportuar të jetë java kur edhe pritet të procedohet në Kuvend demarkacioni me Malin e Zi.  Demarkacioni, vazhdon të jetë një ndër çështjet më të zhurmshme në vend, duke mos gjetur përkrahjen e opozitës por edhe shumë deputetëve të pozitës.

Por pavarësisht kundërshtimeve të disa prej deputetëve, janë pikërisht përfaqësuesit e lartë të BE-së të cilët sërish kanë përsëritur që demarkacioni duhet të kaloj në mënyrë që qytetarët e Kosovës t’i afrohen mundësisë për liberalizim të vizave.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë, Faton Abdullahu ka thënë për Indeksonline se matja e territorit të Kosovës ka ridëshmuar atë që është dëshmuar edhe më parë me fakte nga disa komisione se Kosova nuk humb territor.

“Matja e territorit të Kosovës ridëshmoj atë që është dëshmuar edhe më herët me fakte nga disa komisione, nga shumë ekspert vendor e të jashtëm, nga shumë institucione kredibile ndërkombëtare se, Kosova nuk humb territor”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu gjithashtu ka theksuar se për Qeverinë kjo gjë është primare.

“Për Qeverinë kjo është primare, kjo është më e rëndësishmja. Na mbetet që pa vonesa të pajustifikueshme ta procedojmë tutje në Kuvendin e Kosovës, këtë muaj, me bindje e pa hezitim ne rekomandojmë që ai të votohet sepse është në të mirë të interesit të vendit tonë”, ka shtuar Abdullahu, shkruan Indeksonline.

Sipas tij mos kalimi i demarkacionit do të jetë ndëshkim i të vërtetës me trillim politik.

“Mos kalimi i demarkacionit do të jetë  izolim i rinisë dhe i të gjithë të tjerëve me papërgjegjësi për të ardhmen e vendit tonë”, ka përfunduar Abdullahu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz