back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeIa ndërruan valixhen me plot para, ja çka i ndodhi kosovarit në...

Ia ndërruan valixhen me plot para, ja çka i ndodhi kosovarit në aeroportin gjerman

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Dy kosovarë i ndërruan valixhet rastësisht në aeroportin e Munihut në Gjermani.

Ardita Demi kishte ardhur me djalin e saj nga SHBA-ja në Gjermani. Në aeroport u takua me Akif Krasniqin dhe bashkëshorten e tij, transmeton Gazeta Shneta.

Demi duke qenë e lodhur nga udhëtimi i gjatë nga SHBA-ja, kërkon nga Krasniqi t’ia ruaj valixhen për pak momente dhe në momentin e nisjes së aeroplanit, ata i ndërrojnë valixhet.Krasniqi e ka rrëfyer ngjarjen në emisionin Metropol në RTK Radio. Ai tash po e kërkon Arditën për t’ia kthyer valixhen.“Nuk e di çfarë ka në të sepse nuk e kam kontrolluar. Por kam pa se ka shumë të madhe parash dhe dua t’ia kthej. Unë i kam pasur rreth 1 mijë euro, por ajo kishte shumë më shumë”, deklaroi ai.

Krasniqi thotë se ka pasur disa raste kur ka gjetur para dhe i ka kthyer. Madje ai tha se në një rast i ka kthyer 38 mijë euro.

Të Fundit

Sport

ShowBiz