back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleDrenasIniciativat e reja qytetare - shkëputje nga e kaluara keqqeverisëse.

Iniciativat e reja qytetare – shkëputje nga e kaluara keqqeverisëse.

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Shkruan Shemsi Elezi

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas përshëndet themelimin e Iniciativave qytetare në lokacionet e caktuara të komunën tonë . Ne urojmë që këto iniciativa të jenë më të vërtetë zëri i qytetarit, dhe të vazhdojnë rrugën e tyre deri në fund pa u ndikuar nga të tjerët.

E rëndësishme është se këto Iniciativa përveç qytetarëve, që po bëhen pjesë e një lëvizje të re, atyre po iu bashkëngjiten apo edhe po i kryesojnë njerëz të ish partisë në pushtet (PDK), të cilët në kohë dhe rrethana të ndryshme kanë ndihmuar këtë parti.

Ne mendojmë se përveç paknaqësive që kanë këta njerëz me keq-qeverisjen e ish partisë së tyre, si në nivel lokal, po ashtu edhe atë qendror, ata janë të pakënaqur edhe me trajtimin e çështjeve të mëdha nga PDK-ja.

Kjo parti e cila kur ishte formuar nuk kishte qëllim braktisjen e idealeve kombëtare, nëpërkëmbjen e vlerave të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve, deformimin e procesit të vlerësimit të kontributit të secilit në kohë lufte dhe kohë paqeje. Iniciativat e formuara si të tilla mund të qëndrojnë vetëm duke u bazuara në ato parime dhe mos braktisjen për asnjë moment nga e kaluara e historike e Drenicasve të cilët dhanë gjithçka nga vetja e tyre.

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenas konsideron se nëse këto Iniciativa i qëndrojnë besnike të kaluarës së populit tonë dhe i braktisin verprimet e bashkëpartiakëve të tyre, të cilët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme vendit, si në nivel lokal po ashtu edhe atë kombëtar, ne do të jemi të gatshëm për bashkëpunim.

(Autori i shkrimit është kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Drenas)

Fotografia e Shemsi Elezi

Të Fundit

Sport

ShowBiz