Friday, July 18, 2025
BallinaLajmeVeseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë...

Veseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe manipulohen

Të ngjajshme

Deda: Deklarata e Osmanit në Uashington ishte më e fortë, sot ishte pak më e butë

Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova...

Tahir Batatina ”thumbon” Malishevën pas eliminimit nga Liga e Konferencës

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thumbuar Malishevën pas...

Netanyahu konfirmon arritjen e armëpushimit në Siri: Kemi krijuar një politikë të qartë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur...

Argjendi arrin çmimin më të lartë në 14 vjet

Çmimi i argjendit ka arritur nivelin më të lartë...

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka kapur disa pamje...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë shkencore të organizuar sot në Prishtinë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka folur për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj.

Kryeparlamentari Veseli tha se fjala tolerancë është fjalë e varfër për ta përshkruar tërë begatinë e raporteve paqësore dhe mirëkuptuese që tradicionalisht janë zhvilluar në mes komuniteteve fetare brenda kombit tonë.

Ai tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pëgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat i identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai shtoi se muslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.

“Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe repsekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndërrat e të rinjëve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare.

Veseli bëri të ditur se aktualisht në Kuvendin e Kosovës është në procedim ligji i ri për bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet të cilit do të avancohet hapësira e të drejtave dhe lirive të këtyre bashkësive.

- Advertisement -

Të Fundit