BallinaLajmeBogoljub Karic: Ramush Haradinaj e shpëtoi Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e...

Bogoljub Karic: Ramush Haradinaj e shpëtoi Patriarkanën e Pejës dhe Manastirin e Deçanit

Të ngjajshme

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Grabitet një taksist në Prishtinë

Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në...

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

Biznesmeni serb i lindur në Pejë, Bogoljub Karic ia ka lënë meritat kryesore Ramush Haradinajt pse në vitin 2004 s’kishte ndodhur asgjë e keqe me Patriarkanën e Pejës dhe me Manastirin e Deçanit.

Karic ka thënë se Haradinaj e ka shpëtuar Patriarkanën dhe Manastirin në Deçan. Për këtë arsye, ai ka treguar se Nëna Fevronija e Patriarkanës ka dashur të vendos një pllakë përkujtimore me emrin e liderit të AAK’së.

Karic ka thënë se e ka thirre në telefon vëllanë e Haradinaj, meqë, Ramushin nuk e njehë personalisht.

“I kam thënë se ju mund ti ndalni të gjitha edhe në Deçan edhe gjithkund. Patriarkanën e kanë mbrojtur gjithmonë shqiptarët.. familja Nikçi”, ka thënë Karic, në intervistë për një gazetë serb, transmeton Gazeta Express.

Karic ka treguar se vëllai i Haradinajt i kishte telefonuar dhe i kishte dhënë besën se s’do të ketë kurrfarë rreziku për Patriarkanën.

“Pas 15 minutash më ka telefonuar dhe më ka thënë  besën e keni se askush nuk do ti prekë Manastirin e Decanit dhe Patriarkanën e Pejës”, ka treguar Karic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz