back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaBotëNë Birmani "po kryhen krime kundër njerëzimit" ndaj myslimanëve

Në Birmani “po kryhen krime kundër njerëzimit” ndaj myslimanëve

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Një zyrtare e lartë e Kombeve të Bashkuara tha se ushtria në Birmani po bën “krime kundër njerëzimit” ndaj pakicës myslimane të vendit.

Raportuesja e posaçme e OKB-së për të drejtat e njeriut në Birmani, Yanghee Lee, i bëri këto komente në një intervistë për BBC-në.

Asaj nuk i është dhënë qasje e lirë në zonat e konfliktit në Birmani, por pasi ka folur me refugjatët në Bangladesh tha se bëhet fjalë për vrasje, rrëmbime dhe përdhunime dhe se situata është më e keqe seç ka pritur.

“Do të thosha krime kundër njerëzimit nga ushtria e Birmanisë, rojet kufitare, policia apo forcat e sigurisë”, tha Lee.

Ish-ikona e demokracisë në Birmani, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është në pushtet pothuajse një vit, por nuk pranoi të flasë për media.

Një zëdhënës i partisë së saj tha se akuzat janë “të ekzagjeruara” dhe “çështje e brendshme, jo ndërkombëtare”.

Mbi 70,000 myslimanë të Birmanisë kanë ikur në Bangladesh në muajt e fundit, pasi një sulm i militantëve në tetor ka nxitur ndjekje dhe shtypje nga ushtria. /Rel

Të Fundit

Sport

ShowBiz