Çmenduri totale!
A po e shihni ku e ka katandisur Kosovën Plani i Ahtisarit?!
Serbia me kushtetutën e vet e njeh Kosovën si pjesë të veten. Serbia është armiqësore dhe ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Në anën tjetër, pavarësisht fakteve të mësipërme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s kërkon nga Kosova që për themelimin e ushtrisë së saj “autoritetet e Kosovës të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin”.
Imagjinoni si e kemi kurthuar shtetin tonë!
Themelimi i institucionit kryesor të mbrojtjes e sigurisë së vendit, pra ushtrisë së Kosovës, varet ekskluzivisht nga shteti armiqësor, pra Serbia.
Kjo do të thotë se në rastin më të mirë, edhe nëse do të kemi ushtri të Kosovës (pas miratimit nga Serbia), do të kemi një ushtri të tredhur dhe me agjentura serbe në kreun e saj (sepse Serbia do të japë miratim vetëm pasi të garantojë që serbët do t’i kenë disa pozita udhëheqëse të garantuara në këtë institucion).
Shkruan: Jusuf Thaqi