Situata politike mes Kosovës dhe Serbisë duket se ka ndikuar në marrëdhëniet ekonomike mes dyja vendeve.
Kështu, të dhënat e Agjencisë se Statistikave të Kosovës, për muajin janar 2017, tregojnë se vendi ku prodhuesit kosovarë eksportuan më së shumti është Shqipëria, duke e lënë prapa Serbinë.
“Në muajin Janar 2017, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 6,9 milion €, ose (32.6%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (28.0%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (11.9%), Serbia (9.2%), Maqedonia (7.4%) dhe Mali i Zi (3.2%)”, thuhet në raportin e fundit të ASK-së.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin janar 2017, arritën në 37,1 milion euro, ose (25.3%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.1%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (4.5%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.3%). Gazeta Fjala/.