Sajtet e mediave sociale, si “Twitter”, “Facebook” dhe “Pinterest” janë duke i bërë më shumë njerëz që të ndihen të vetmuar, sipas psikologëve amerikanë.
Sipas një raporti të psikologëve, përdorimi i rrjeteve sociale për më shumë se dy orë në ditë i dyfishon mundësit e një personi për të përjetuar izolim social,Express.
Më tej, ky raport pohon se ekspozimi ndaj përfaqësimit të idealizuar të jetëve të nejrëzve tjerë mund të shkaktojë ndjenja të zilisë.
Në studim janë përfshirë edhe përdoruesit e “Instagramit”, “Snapchat” dhe “Tumblr”.
“Ende s’e dimë se cila është e para – përdorimi i rrjeteve sociale apo izolimi i perceptuar social,” ka thënë Elizabeth Miller, bashkautore e raportit dhe profesoreshë e pediatrisë në Universitetin e Pittssburg.
“Ka mundësi që të rinjtë të cilët fillimisht janë ndier të izoluar shoqërisht i janë kthyer mediave sociale. Apo mund të jetë se përdorimi i madh i rrjeteve sociale i ka bërë të ndihen të izoluar nga bota e vërtetë,” ka thënë ajo.
Teoritë e këtij raporti sugjerojnë se sa më shumë një person kalon kohë online, aq më pak do të ketë kohë për bashkëveprime në botën e vërtetë.