Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar modestinë e tij që nga koha kur filloj fushatën për të parin e Drenasit.
Edhe pse tani Lladrovci është kryetar komune, ai nuk zgjedh restorantet e shtrenjëta si bëjnë shumë nga kolegët e tij për të darkuar, shkruan “Magazina.al”
Në disa fotografi që ka siguruar Magazina.al, i pari i Drenasit gjatë mbrëmjës të së mërkurës, është parë duke drekuar në një byrektore në kryeqytet.
Me këtë duket se Lladrovci po i bën realitet premtimet se nuk do të keqpërdor detyren e kryetarit dhe se do të jetë një shërbëtor i qytetarëve.

