back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeKelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë, janë shtylla të shtetit, tolerancës dhe harmonisë

Kelmendi: Shqiptarët e Maqedonisë, janë shtylla të shtetit, tolerancës dhe harmonisë

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit maqedon Ivanov për gjuhën shqipe

Reagimi i plotë i Kryetarit Kelmendi:

Shqiptarët e Maqedonisë, janë shtylla të shtetit, tolerancës dhe harmonisë

Deklarata e Presidentit maqedon Ivanov kundër gjuhës shqipe, dëshmon urrejtjen patologjike nacionaliste që egziston për shqiptarët.
Por shqiptarët kanë qenë, janë dhe do të mbesin gjithmonë popull zemërgjërë, i guximshëm, paqësor dhe shtetformues, faktor i stabilitetit në ballkan, i panënshtruar dhe krenar.
I respektojnë të tjerët, e nderojnë mikun dhe mysafirin, kanë moral dhe besë, traditë dhe kulturë.

Ne shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni , Luginë të Preshevës dhe Mal të zi, jemi këtu në këto treva autokton, dhe kurrë nuk i kemi luftuar dhe sulmuar popujt e tjerë, por regjime të ndryshme nga popuj të tjerë në shekullin e fundit, na luftuan, terrorizuan dhe përsekutuan, por ne kurrë nuk u dorëzuam dhe kurrë nuk u nënshtruam.

Jemi Arnaud – të pakthyeshëm nga synimet dhe qëllimet tona.
Jemi një komb i madh që po e mban ballkanin të qetë dhe stabil.
Dhe, nëse nuk dëshironi të na falënderoni dhe respektoni, atëherë mos na provokoni dhe mos na shqetësoni.

Gëzim Kelmendi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz